Ricciardo më i shpejti

Formula 1

Ricciardo më i shpejti

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:49
Daniel Ricciardo me Red Bull

Daniel Ricciardo me Red Bull ka dhënë kohën më të shpejtë në dy sesionet e para të provave të lira në Formula 1 të zhvilluara në pistën e Hungaroring, të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë. Australiani ndali kohën në 1’18”455, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai la pas Sebastian Vettel me Ferrari, me një kohë të përafërt me të.

Në vendin e tretë u klasifikua Valtteri Bottas me Mercedes e pas tij Kimi Raikkonen (Ferrari) e Lewis Hamilton (Mercedes). Ndërsa i gjashti u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e Max Verstappen. Ajo që bie në sy është se gjashtë të parët janë brenda gjysmë sekondi nga njëri-tjetri, çka e bën interesante nesër betejën për “pole position”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat