Vinales synon titullin

Formula 1

Vinales synon titullin

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 15:10
Maverick Vinales

Maverick Vinales synon titullin e parë kampion në karrierën e tij në MotoGP dhe këtë gjë synon ta arrijë që këtë sezon të parë me motorin Yamaha, që i ka dhënë mundësi të jetë kompetitiv në pistë. Piloti spanjoll ka 5 pikë më prak në renditje nga patrioti i tij me Honda, Marc Marquez, ndaj Vinales shpreson se deri në fund mund t’ia dalë mbanë.

“Këto pushime ishin të rëndësishme për të rikarikuar bateritë dhe për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Kampionati nisi mirë, por bëra disa gabime dhe këto situata ndërlikuan disi Botërorin. Megjithatë, jam mes kryesuesve dhe kjo më jep mundësi të dueloj për titullin”, ka thënë Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat