Në histori të MotoGP-së

Formula 1

Në histori të MotoGP-së

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 18:07
Valentino Rossi

Valentino Rossi futet në historinë e MotoGP-së, ndër sportet më atraktive në botë. Në garën që do të zhvillohet gjatë fundjavës  (të dielën) për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Silverstone, do të jetë gara e 300-të për Rossin në kategorinë më të rëndësishme të garave të motoçiklizmit. Piloti italian i Yamaha-s shprehet se synon një rezultat pozitiv në këtë garë dhe rikthimin në podium pas dy garash zhgënjyese, në Çeki dhe Austri. “Silverstone është një pistë shumë e bukur dhe që i përshtatet shumë stilit tim të pilotimit. Dua të kaloj një fundjavë të mirë dhe të ngjitem në podium”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat