Dovizioso triumfon në Silverstone, Rossi i treti

Formula 1

Dovizioso triumfon në Silverstone, Rossi i treti

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 17:37
Dovizioso

Piloti Andrea Dovizioso me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes botërore, pas problemeve që pati me motorin Honda kampioni i botës në fuqi Marc Marquez, që e la garën në mes. Dovizioso mori kryesimin e garës tre xhiro nga fundi dhe e mbrojti atë nga sulmet e Maverick Vinales me Yamaha, që e mbylli garën i dyti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valentino Rossi (i treti). Rossi zhvilloi garën e 300-të në karrierën e tij të lavdishme në MotoGP, por nuk arriti ta mbyllë atë me fitore, duke dorëzuar kreun dhe fitoren 3 xhiro nga fundi. Gjithsesi, tërheqja e Marquez (nuk mori asnjë pikë) bëri që gara për titullin kampion të rihapet, pasi edhe Vinales, Rossi e i afrohen kreut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat