Force India kërcënon pilotët

Formula 1

Force India kërcënon pilotët

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:52
Pamje nga një garë

Gara e fundit në Formula 1 dhuroi një episod interesant, kur 15 xhiro nga fundi dy pilotët e skuadrës së Force India u përplasën mes tyre, teksa duelonin me njëri-tjetrin për zonën e pikëve. Një incident që nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të skuadrës, që kanë ngritur zërin kundër pilotëve të tyre Sergio Perez dhe Esteban Ocon.

“Nëse ajo që ndodhi në pistën e SPA përsëritet edhe një herë tjetër, atëherë do të ktheheni në shtëpi”, ka thënë Otmar Szafnauer, shefi i kësaj skuadre. “Ne jemi të zhgënjyer nga fakti që pilotët tanë nuk i zgjidhën ashtu si duhet problemet mes tyre, por dëmtuan skuadrën me atë incident”, thanë më tutje në këtë klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat