Hamilton:Ferrari ngelet një ëndërr për të gjithë pilotët

Formula 1

Hamilton:Ferrari ngelet një ëndërr për të gjithë pilotët

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 17:00
Hamilton

Ai drejton një makinë shumë të shpejtë, tek Mercedes ndihet mjaft mirë dhe sidomos pas largimit të Rosberg është kthyer në të përkëdhelurin e Toto Wolff dhe të gjithë stafit të kësaj skuderie, por edhe pse i rrethuar nga gjithë kjo panoramë pozitive, thellë thellë dëshira e tij është që një ditë të garojë më Ferrarin.

Vetëm një javë para garës së Çmimit të Madh të Italisë që do të zhvillohet në Monza, i qartë në idetë e tij Luis Hamilton u shpreh:

“Sigurisht që Ferrari ngelet një ëndërr për të gjithë pilotët, përfshi këtu dhe mua, gjithsesi nuk e shoh një skenar të tillë të realizohet para më shumë se tre ose katër vjetesh. “

Me shumë gjasa britaniku i referohet kështu edhe zgjatjes së kontratës së Vettel deri ne vitin 2020. Por kjo nuk do të thotë që  pilotë të tjerë nuk do të afrohen tek Ferrari shumë më shpejt se sa parashikon Hamilton për veten e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat