Vinales:Kam mbetur i tronditur nga lajmi për aksidentin e Rossit

Formula 1

Vinales:Kam mbetur i tronditur nga lajmi për aksidentin e Rossit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 15:01

Maverick Vinales do t’i duhet të mbajë lart nderin e motorit Yamaha në garën e radhës së MotoGP, atë që zhvillohet në pistën e Misano, garë e vlefshme për Çmimin e Madh të San Marinos.

Në garën e tij më të rëndësishme, do të mungojë Valentino Rossi, pasi pista e Misano është pak kilometra nga shtëpia e tij, nga tifozët e tij. Por ai që përpiqet ta ngushëllojë sadopak piloti italian është shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales, që shpreson të fitojë garën e radhës. “Kam mbetur i tronditur nga lajmi për aksidentin e Rossit dhe operacionin. Por e di që është një njeri i fortë dhe do të rikthehet sërish kampion”, tha Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat