Një rezultat zhgënjyes

Formula 1

Një rezultat zhgënjyes

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:15
Pamje nga një garë

Presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne, është treguar i ashpër me skuadrën pas paraqitjes në garën e fundit në Monza, ku “kokëkuqja” u rendit në vendin e tretë me Vettel dhe atë të pestë me Raikkonen. Një rezultat zhgënjyes, pasi të gjithë prisnin triumfit e makinës italiane në garën e shtëpisë. Por, jo vetëm kaq, por Ferrari për asnjë moment nuk rivalizoi me Mercedes, që e mbylli garën mbi 30 sekonda para “kokëkues”, rezultati më i dobët këtë sezon. “Ishte turpëruese të shihje këtë diferencë mes Mercedes dhe Ferrari. Pavarësisht rezultatin, objektivi nuk ndryshon, duam dy titujt kampionë, për pilotë dhe skuadra”, tha Marchionne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat