Vettel: Do të ringrihemi!

Formula 1

Vettel: Do të ringrihemi!

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:19
Vettel

Sebastian Vettel nuk mërzitet shumë që humbi kryesimin në renditjen e përgjithshme në Formula 1. Piloti i Ferrarit premton se shumë shpejt do të rikthehet në krye të renditjes. Lewis Hamilton, pilot i skuadrës së Mercedesit, të dielën që e lamë pas mori kryesimin me 238 pikë dhe ka tri me shumë Vettel, dhe sipas kësaj, ndërmjet këtyre do të jetë luftë deri në javën e fundit.

Pa e lënë anash edhe Valtteri Bottas e Mercedesit që renditet në vend të tretë me 197 pikë të mbledhura. Prandaj, gjithçka është e hapur, por lufta për titull është ashpërsuar shumë ndërmjet Hamiltonit dhe Vettelit.  Vettelit i vjen keq që nuk fituan në Monza, duke thënë: “Më vjen keq që nuk fituam dot në Monza, para tifozëve tanë, por ishte e pamundur të kapje Mercedesin në atë garë. Gjithsesi, ju premtoj se do të ringrihemi, duke nisur nga gara e radhës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat