Vetëm për fitore

Formula 1

Vetëm për fitore

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:41
Toto Wolff

Mercedes gati për ndalesën e Singaporit. Piloti i “Shigjetave të Argjënda”, Lewis Hamilton  pas dy sukseseve rradhazi të arritura në pistën e  Belgjikës dhe atë të Italisë është gati për të regjistruar një tjetër fitore.

Një gjë të tillë e dëshiron dhe shefi i skuadrës së Mecedes-Benz , Toto Wolff, i cili është shprehur se në vitet e fundit, i gjithë stafi  ka punuar shumë  në mënyrë që të përmirësojnë pikat e dobta që Mercedes ka shfaqur. Më tëj 45-vjecari kujton suksesin e sezonit të kaluar që u arrit në Marina Bay dhe është i bindur që edhe këtë vit, piloti i tyre Hamilton do të arrijë sërish të triumfojë edhe pse i druhet forcës së Ferrarit. Tre pikë është distanca që Mercedes-Benz  ka me kokëkuqen italiane  dhe sigurisht që në garën e rradhës pritet që rivaliteti mes tyre  të jetë i madh dhe me gabimet që nuk i tolerohen asnjërit prej palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat