A do të mbetet Alonso në McLaren?

Formula 1

A do të mbetet Alonso në McLaren?

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 12:59
Fernando Alonsos

E përditshmja britanike Daily Mail i jep fund spekulimeve dhe konfirmon qëndrimin e Fernando Alonsos tek McClaren.  Ish Bossi i Formula 1 Bernie Ecclestone siguron se piloti asturian do të vijojë bashkëjetesën me McLaren.

“Marrëveshja mes McLaren dhe Renault është e përfunduar. Por që Alonso do të vijojë të jetë pjesë e kësaj skuadre ky është një super lajm.”

Gjithsesi, Eccleston është kritik ndaj preferencës së MCclaren për Reanult, edhe pse duhet kujtuar se kjo skuadër me motorrët e Hondas nuk arriti dot të ngjitej asnjë herë në podium përgjatë tre viteve të fundit.

“Nuk arrij ta kuptoj pse Mclaren preferon bashkëpunimin me Renault më shumë se sa atë më Hondën. Nuk kishte faji i  Hondas që gjërat nuk shkuan mirë. Faji mbetet i McLaren!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat