Hamilton: S’mendoj për rivalët, dua vetëm të fitoj

Formula 1

Hamilton: S’mendoj për rivalët, dua vetëm të fitoj

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 16:54
Hamilton

Lewis Hamilton nuk mendon për rivalët. Në prag të garës së radhës në Formula në Singapore, piloti i Shigjetave të Argjënda pas sukesesit në pistën e Monzës është në kërkim të një tjetër fitoreje. Në konferencën e tij para mediave, Hamilton deklaroi se Red Bull dhe Ferrari do të zhvillojnë një garë të shpejtë, por pavarësisht kësaj, ai nuk mendon aspak për atë cka do të bëjnë rivalët, por është i fokusuar vetëm tek performanca e tij.

“Pista e Singaporit është një test shumë i vështirë për të gjithë, prandaj është shumë e rëndësishme që vëmndja të jetë maksimale dhe kujdesi gjithashtu. Përsa i përket garës, besoj se Red Bull dhe Ferrari do të kërkojnë të jenë të shpejtë, por kjo është një pjesë që nuk më intereson aspak se cfarë do të bëjnë të tjerët.”

Momentalisht Lewis Hamilton mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit, me tre pikë më shumë se rivali i tij, Sebastian Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat