Në favorin e Mercedesit...

Formula 1

Në favorin e Mercedesit...

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:07
Wolff

Objektivi në pistën e Marina Bay në Singapor për Mercedesin ishte të grumbullonte sa më shumë pikë për të mos humbur terren ndaj Ferrarit  duke parë supermacinë e skuadrës italiane në provat zyrtare. Por gara e Singaporit kaloi çdo pritshmëri për skuadrën gjermane me Mercedesin që përfitoi nga dhurata që i bënë dy pilotët e Ferrarit duke vendosur njërën dorë te titulli kampion si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë. Paraqitja e Hamilton dhe Bottas në Marina Bay ka surprizuar edhe vetë shefin e shigetave të Argjendta, Totto Wolf: "Në Singapor kuptuam se si mund të ndryshojnë gjërat gjatë një gare.

Pas paraqitjes jo shumë pozitive në prova objektivi ynë ishte të merrnin sa më shumë pikë në garë, sepse makina jonë nuk ishte aq e shpejtë sa Ferrari, por pas aksidentit që ndodhi në kthesat e para, gjithcka ndryshoi në favorin tonë, deklaroi fillimisht, Wolff. Pas  ndalesës së 14-të sezonale, tashmë Hamilton kryeson me 28 pikë avantazh ndaj Sebastian Vettel por sipas Toto Wolff, gara për titullin mbetet ende e hapur, me drejtuesit e Mercedesit që kërkon të mbajë me këmbë në tokë, pilotin anglez: ” Nuk se çfarë ndodhi mes Raikkonen, Verstappen dhe Vettel, pasi isha i përqëndruar te gara jonë. Kemi bërë një hap të madh përpara me atë triumf në Marina Bay, por mbeten ende edhe 6 gara të tjera për tu zhvilluar. Duhet të qëndrojmë të përqëndruar dhe të punojmë fort, shtoi në fund Toto Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat