Botëror i çuditshëm

Formula 1

Botëror i çuditshëm

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga një garë

“Është një Botëror i çuditshëm, që ka dhurar shumë surpriza dhe përmbysje të renditjes. Unë jam sërish në krye, me pikë të barabarta me Dovizioso dhe nuk i dihet se si do të shkojë kjo sfidë për titull. Edhe Vinales apo Rossi mund ta fitojnë këtë duel, ndaj çdo gjë mund të ndodhë deri në fund”, ka deklaruar sot piloti spanjoll Marc Marquez. Piloti i Honda përgatitet për garën e radhës, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Aragon, ku kërkon një fitore në garën e shtëpisë.

“Garat e fundit do të jenë plot intensitet dhe të dueluara deri në fund, ndaj duhet të përgatitemi për një Botëror të fortë, ku çdo gabim të kushton shumë. Po punojmë fort për të qenë të përgatitur para çdo të papriture. Jam i lumtur që rikthehem në Aragon, një pistë që më pëlqen shumë, ndër favoritet e mia dhe do të japim 100% për të vijuar serinë pozitive”, tha Marquez, që vjen në këtë garë pas triumfin në pistën e Misano, 10 ditë më parë, duke u rikthyer në krye të klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat