Bouillier: Alonso dëshiron të qëndrojë me ne

Formula 1

Bouillier: Alonso dëshiron të qëndrojë me ne

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:19
Pamje e makinës

Piloti Fernando Alonso është shumë pranë rinovimit me McLaren-in. Konfirmimi vjen nga shefi i garave të skuadrës angleze Eric Boullier. Piloti spanjoll kishte deklaruar shpeshherë në media se nëse McLaren do të ndërtonte një makinë kompetitive për sezonin e ardhshëm ai do të zgjaste marrëveshjen e tij me skuadrën me qendër në Woking. Në një intervistë Eric Bouillier konfirmoi dëshirën e Alonsos: “Fernando dëshiron të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm, diçka e tillë lexohet në fytyrën e tij dhe nga mënyra sesi flet, ai  nuk dëshiron ti japë lamtumirën skuadrës, duhet të sistemojmë vetëm disa detaje mbi çështjet e marketingut për rinovimin e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat