Kubica mund të rikthehet vitin tjetër

Formula 1

Kubica mund të rikthehet vitin tjetër

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:44
Kubica mund të rikthehet vitin tjetër

Robert Kubica mund të rikthehet vitin tjetër sërish në Formula 1, për të pilotuar një nga dy makinat Williams. Piloti polak ka zhvilluar disa teste kohët e fundit me makinën Renault, ndërkohë që për rikthimin e tij në pistë është angazhuar edhe kampioni i botës në fuqi Nico Rosberg, që është bërë menaxher i Kubica. 

Sipas revistës “Autosport”, pilotipolak mund të zërë vendin e Felipe Masa te skuadra e Williams. Piloti brazilian u tërhoq një vit më parë nga garat, por u rikthyer këtë vit te makina britanike, pas largimit të Bottas.

“Autosport” ka bërë me dije se para se të marrin një vendim, drejtuesit e Williamsdo të testojnë pilotin polak, duke i vënë në dispozicion një makinë të vitit 2014, në një test që do të zhvillohet javët në vazhdim, raporton TeleSport. Duket se në këtëmes po ndikon edhe presioni që po bën Rosberg, që pasi u tërhoq nga Formula 1 kërkon të bëjë emër edhe si menaxher në këtë sport. Makina Williams ka vendosur që t’i rinovojë kontratën pilotit Lance Stroll, ndërsa për sa i përket emrit të pilotit të dytë ende nuk ka marrë një vendim, me Kubica që është një prej kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat