Vettel nuk tërhiqet

Formula 1

Vettel nuk tërhiqet

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:46
Sebastian Vettel

Nëse Sebastian Vettel ka pranuar se për të është e pamundur të shpresojë më për titullin kampion bote në Formula 1 për këtë vit, shefi i makinës italiane Maurizio Arrivabene ka deklaruar sot se beson ende të mrekullia. Arrivabene kërkon të mbajë lart moralin e skuadrës në këtë fund-sezon, pas katastrofës që makina italiane pati në tri garat e fundit, ku dështoi totalisht, duke mos u ngjitur asnjëherë në podium. “Kanë qenë ditë të vështira, të komplikuara dhe më shumë të papritura. Mund të konfirmoj se një kandelë na dëmtoi në garën e fundit, duke prishur makinën e Vettel”, tha Arrivabene, që pas tërheqjes së gjermanit e ka përqafuar gjatë, duke e ngushëlluar.

“Vettel nuk tërhiqet dhe unë po ashtu. Edhe skuadra na ndjek, por ky është sporti, kjo është Formula 1 dhe një problem i vogël shkatërron gjithçka. Makina që kemi në dispozicion, pavarësisht këtyre problemeve që kemi patur, është majft e shpejtë dhe kompetitive. Dhe, me këtë makinë, ne do të shkojmë me besim deri në fund të Botërorit, duke shpresuar te fitorja në çdo garë. Kemi një ekip të ri, të motivuar dhe që është gati të tregojë se sa vlen”, tha më tej Arrivabene. Ai e pranon se 59 pikë janë shumë, por kërkon më shumë përqendrim nga të gjithë. “Garat e fundit na kanë penalizuar shumë, por janë probleme që nuk e ndalin projektin tonë. Kthejmë faqe dhe rikthehemi te fitorja në Amerikë, garën e ardhshme”, tha Arrivabene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat