Marquez i papërmbajtshëm

Formula 1

Marquez i papërmbajtshëm

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:29
Marc Marquez

Një Marc Marquez i papërmbajtshëm fitoi mëngjesin e sotëm garën e Çmimit të Madh të Australisë në Moto GP, suksesi i gjashtë sezonal për spanjollin e Honda, që hipotekon titullin kampion.

Marquez ngjitet në kuotën e 269 pikëve, 33 më shumë se Andrea Dovizioso, që sot zhgënjeu, duke e mbyllur garën në vendin e 13-të dhe me dy gara nga fundi as mrekullia nuk i bën më punë. Një garë e shkëlqyer e marquez, që në pistën e tij të preferuar nuk dështoi dhe të vetmit që i qëndruan pranë dhe dueluan për titull ishin dy pilotët e Yamaha. Valentino Rossi bëri një garë të mirë, duke e mbyllur atë në vendin e dytë, ndërsa i treti u klasifikua shoku i tij i skuadrës, Maverick Vinales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat