Arton Ajvazi fitues i Drag Race II - Bota Sot
Arton Ajvazi fitues i Drag Race II

Formula 1

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Arton Ajvazi fitues i Drag Race II

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:50
Arton Ajvazi fitues i Drag Race II

Arton Ajvazi me Nissan GTR është fitues i garës Drag Race II për këtë vit, që u mbajt këtë fundjavë në Sllatinë. Ajvazi i cili garoi në grupin e veturave 4x4 pati kohë fantastike prej 09.582 sekonda, që njëherësh është edhe rekord personal i tij. Ai edhe kësaj radhe kishte ardhur nga Zvicra për të marrë pjesë në këtë garë atraktive. “Kam ardhur nga Zvicra dhe do të vij edhe në të ardhmen, sa herë që kam mundësi. Konkurrenca ishte e fortë, prandaj gjithsesi që jam i kënaqur me rezultatin e arritur dhe faktin që e kisha kohën më të mirë“, ka thënë Ajvazi pas fitores.

Në fakt fitorja e tij nuk bëri shumë bujë, pasi nuk pati konkurrencë të denjë, duke marrë parasysh se rivalët kryesorë patën probleme me makina.

Krejt ndryshe ishte në garën e makinave që tërheqin me rrotat e prapme, në të cilën triumfoi Arbnor Musliu me Opel Corsa, duke e mposhtur në finale mysafirin nga Novi Pazari, Esad Doshlak, po ashtu me Opel Corsa. “Ishte një garë shumë e fortë dhe jam i kënaqur me fitoren. Rivali me të cilin u ballafaqova në finale është garues që ka fituar shumë tituj në vende të ndryshme të Ballkanit. Vetura e tij është jashtëzakonisht e përgatitur. Megjithatë, unë e dhash maksimumin, vetura funksionoi shumë mirë, ndërsa dua t’i falëderoj të gjithë ata që më përkrahën”, ka thënë Musliu.

Befasi pati edhe në grupin e veturave që tërheqin me rrotat e përparme, ku po ashtu fjalën kryesore e pati një Opel Corsa. Hilmi Behrami bëri befasi duke pasur kohë më të shpejtë se shumë vetura më të reja dhe më të shtrenjta. “Kam pritur rezultat të mirë, por realisht nuk kam pritur të jem i pari. Në konkurrencë pati vetura shumë të mira, por në fund unë dola më i suksesshmi dhe natyrisht që jam i kënaqur”, është shprehur Behrami.

Drag Race II u karakterizua me pjesëmarrje të madhe të garuesve, organizim të mirë dhe përfundim pa asnjë incident.

Fituesit nëpër kategori:

Makinat që tërheqin me rrota të para:

Kategoria 16: Sead Krasniqi (Golf III)

Kategoria 15: Gani Shala (Opel Astra)

Kategoria 14: Emran Kollari (Golf II)

Kategoria 13: Leutrim Isufi (Corrado)

Kategoria 12: Hilmi Behrami (Opel Corsa)

 

Makinat që tërheqin me rrota të prapme:

Kategoria 15: Florian Rrustemi (BMW E46)

Kategoria 14: Samed Ramadani (BMW)

Kategoria 13: Ardian Rama (BMW 325)

Kategoria 12: Ismet Gaxherri (BMW M6)

Kategoria 11: Arbnor Musliu (Opel Corsa)

 

Makinat 4x4

Kategoria 14: Artan Blakçori (Audi RS)

Kategoria 13: Albi Humolli (BMW 435i)

Kategoria 12: Emilian Sakuli (Mitsubishi Evo X)

Kategoria 11: Agron Ismaili (Porsche 911)

Kategoria 10: Burim Habibaj (Opel Kadet)

Kategoria 9: Arton Ajvazi (Nissan GTR)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test