Dovizioso me kohën më të shpejtë

Formula 1

Dovizioso me kohën më të shpejtë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 15:20
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso me Ducati ka dhënë kohën më të shpejtë sot në përfundim të provave të lira në pistën e Sepang, duke ndalur kranometrin në 2’11”640. Të dielën zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP dhe piloti italian mban ende gjallë shpresat për titullin kampion, sidomos pas paraqitjes së mirë sot në provat e lira. I dyti, me gjysmë sekondi më shumë, u rendit kryesuesi i renditjes dhe kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez me Honda, ndërsa i treti u klasifikua piloti tjetër i Ducati, spanjolli Jorge Lorenzo. Pra, provat e sotme konfirmuan se pista e Sepang është më e përshtatshme për motorin Ducati.

Në vendin e katërt u rendit një tjetër pilot spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha, duke lënë pas italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) dhe Valentino Rossi (Yamaha). Këto prova treguan se të gjithë pilotët “big” janë mes më të mirëve, por jo aq të shpejtë në pistë sa Dovizioso, piloti i vetëm që zbriti nën 1’12”. Zhgënjeu Dani Pedrosa me motorin tjetër Honda, që u klasifikua i 18-ti, ndërkohë që nesër në mëngjes do të zhvillohen provat zyrtare (starti ora 08:35) . Ndërsa të dielën, në orën 08:00, do të zhvillohet gara e parafundit e Botërorit të Moto GP. Një garë që parashikohet interesante, me një duel të fortë mes Marquez e Dovizioso për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat