Michael Schumacher ende në koma, familja publikon foto të tij para aksidentit, fansat i “kundërvihen” - Bota Sot
Michael Schumacher ende në koma, familja publikon foto të tij para aksidentit, fansat i “kundërvihen”

Formula 1

E enjte, 14 dhjetor 2017

Michael Schumacher ende në koma, familja publikon foto të tij para aksidentit, fansat i “kundërvihen”

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:30
Michael Schumacher

Legjenda e “Formula I”, Michael Schumacher, ndodhet në gjendje kome që nga aksidenti i vitit 2013, e ndërsa akoma nuk ka informacione të detajuara për të.

Familja e tij bën gjithçka që ta mbajnë larg jetës publike, kështu që askush nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Fansat e Schumacher janë të hidhëruar për këtë sjellje të familjes së shtatë herë kampionit të “Formula 1”.

Familjarët e Shumaker kanë publikuar disa foto të tij para aksidentit por ky veprim ka bërë që fansat e tij të reagojnë ashpër. Një hap i tillë ka shkaktuar një numër të madh të komenteve negative nga fansat të cilët në fakt presin postime rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“ Nuk e kuptojmë familjen e tij që postojnë fotografi të tilla, dhe nuk po bëjnë asgjë publike për gjendjen e tij shëndetësore”, është njëri nga komentet e fansave.

“Fansat duhen të jenë të informuar se si është ai. Ai është njeri publik dhe ka shumë fansa”, shkruan një tjetër.

“Gjithmonë e kam dashur Michael dhe jam shumë i mërzitur që nuk di asgjë në lidhje me të”, ka shkruar një tjetër komentues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test