Massa njofton tërheqjen, dyshime për zëvendësuesin

Formula 1

Massa njofton tërheqjen, dyshime për zëvendësuesin

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 19:47
Felipe Massa

Felipe Massa i jep fund karrierës së tij në Formulën 1, e këtë herë realisht, në fund të këtij Botërori. Piloti brazilian, i cili e kishte njoftuar tërheqjen edhe vitin e kaluar, por që vendosi të rimendonte falë kërkesës së Williamsit, tashmë do ta mbyllë karrierën në Abu Dhabi më 26 nëntor.

Massa largohet kështu pas 15 vitesh në Formulën 1, e të dielën do të sigurojë padyshim edhe duartrokitjet apo përqafimet e tifozëve të tij në Interlagos të Brazilit, në të njëjtën pistë që njoftoi tërheqjen edhe vitin e kaluar i përlotur.

Me shumë gjasa, e ardhmja e tij do të jetë në Formulën E. Ndërkohë, për zëvendësimin e tij, Williams po mendon njërin mes Robert Kubica, që mund të rikthehet pas një mungese të gjatë si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ose Daniel Kvyat. Kushdo që do të përzgjidhet do të ketë koleg kanadezin Lance Stroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat