Shtohet edhe një garë në MotoGP

Formula 1

Shtohet edhe një garë në MotoGP

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:30
Pamje nga një garë

Do të jetë 19 garat e Kampionatit Botëror në vitin 2018 në MotoGP, një më shumë nga sezoni që sapo u mbyll. Botërori 2018 do të nisë më 18 mars, nga Katari dhe do të përfundojë më 18 nëntor, në Valencia.

Do të jetë një garë më shumë teksa nga 18 do të jenë 19 Çmime të Mëdha, me pistën e Tajlandës që është risia.

Gara në shtetin aziatik do të zhvillohet në 7 tetor ndërsa mbrojtjen e titullit Marc Marquez do ta nisë në 18 mars në Katar në cirkuitin e Losail. Edicionin që e lamë pas pa dyshim se kanë qenë gara të forta, po ashtu pritet të jetë edhe edicioni i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat