Brawn është gati të ulet në bisedime me presidentin e Ferrarit, - Bota Sot
Brawn është gati të ulet në bisedime me presidentin e Ferrarit,

Formula 1

E premte, 15 dhjetor 2017

Brawn është gati të ulet në bisedime me presidentin e Ferrarit,

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:33
Pamje nga një garë

Shefi i garave të Formula 1, Ross Brawn, ka deklaruar se është gati të ulet në bisedime me presidentin e Ferrarit, Sergio Marchionne, pas deklaratës së këtij të fundit se mund ta largojë “kokëkuqen” nga Botërori i garave të automobilizmit. Një ikje e Ferarrit do të ishte një katastrofë për Formula 1, ndaj pronarët e rinj të Liberty Media kanë bërë një hap pas për sa i përket ndryshime që duan të bëjnë në këtë sport. Ndryshime që kanë të bëjnë me motorët e rinj që do të përdoren nga viti 2021 si dhe uljen e kostës së motorëve, për të favorizuar hyrjen e markave të reja, për të rritur rivalitetin në pistë.

Ferrari i Vettel gjate nje gare

Këto ndryshime në dëm të makinave kryesore (Ferrari, Mercedes, Renault), që furnizojnë edhe makinat e vogla me motorët e tyre, sollën kërcënimin e “kokëkuqes” për largimin nga Formula 1. “Ne po reflektojmë në lidhje me ato që duam të bëjmë. Ndoshta duhej ta kishim prezantuar në një mënyrë tjetër këtë ndryshim që duam të bëjmë, por nuk e prisja këtë reagim nga Marchionne. Unë e kuptoj që për Ferrari e Mercedes është e rëndësishme që të thonë se “ky është motori ynë”, ndaj do të diskutojmë sërish për ndryshimet”, tha Ross Brawn, që dikur ka punuar te Ferrari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test