Ricciardo ëndërron Ferrarin: Nëse Vettel është dakord… - Bota Sot
Ricciardo ëndërron Ferrarin: Nëse Vettel është dakord…

Formula 1

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ricciardo ëndërron Ferrarin: Nëse Vettel është dakord…

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 06:45
Piloti australian Daniel Ricciardo

Daniel Ricciardo ka konfirmuar sot se nuk ka për t’i thënë kurrë “JO” një oferte nga Ferrari, por ai nuk është i sigurt nëse do të vijë ndonjë ofertë e tillë në adresë të tij nga “kokëkuqja”. Kontrata e australianit me Red Bull skadon në vitin 2018, ndaj ai ëndërron që një ditë të stërvitet në Maranello, aty ku prej tri sezonesh ndodhet ish-shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel.

“Nuk e di nëse do të më pranonte si shok skuadre te Ferrari. Nuk e di edhe nëse ka aq forcë sa të vërë veton për një “PO” apo një “JO”. Gjithsesi, nëse në vitin 2019 do të pilotoj në një skuadër tjetër, do të kem një arsye që jam larguar nga Red Bull”, tha Ricciardo.

Në një intervistë televizive, piloti australian Daniel Ricciardo ka shprehur se ëndërron, ashtu si çdo pilot, që të jetë anëtar i Ferrarit.

 “Do të gënjeja po të thoja që të pilotosh një Ferrari nuk është ëndërr. Edhe pse ëndrra ime më e madhe është të shpallem kampion bote në Formula 1, me makinën më të mirë. Nëse Ferrari do të ketë makinën më të mirë dhe do të më kërkojë si pilot, të dyja palët do të përfitonin nga kjo gjë”, tha Ricciardo, duke i shkelur syrin “kokëkuqes”. “Unë synoj të pilotoj  gjithnjë në nivele të larta dhe kjo do të vendosë fatin tim, ndaj jap maksimumin në çdo garë”, tha piloti australian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test