Bolidi i Schumacher shitet për 7,5 milionë dollarë

Formula 1

Bolidi i Schumacher shitet për 7,5 milionë dollarë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Ferrari F2001

Automobili garues Ferrari F2001, me të cilin Michael Schumacher fitoi titullin e katërt nga gjithsej shtatë sish të Formula 1, është shitur në ankandin në Nju Jork për një shumë rekorde të të hollave kur bëhet fjalë për bolidët e F1.

Edhe pse në shtëpinë e ankandit Sotheby ishte prognozuar se Ferrari F2001 do të arrijë çmimin prej 4 deri 5.5 milionë dollarë, ai tejkaloi pritjet duke u shitur për një shumë më të madhe. Bolidi F2001 i Schumacher është shitur për 7.5 milionë dollarë. 

Bolidi posedon motor 3.0 V10 dhe 900 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, deri tash automobili më i shtrenjtë garues nga Formula 1 është shitur për 3,2 milionë dollarë në vitin 2005, ndërsa në pyetje është po ashtu bolidi të cilin e ka vozitur Michael Schumacher - Ferrari F2004. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat