Rossi nuk ka ndërmend të tërhiqet - Bota Sot
Rossi nuk ka ndërmend të tërhiqet

Formula 1

E premte, 15 dhjetor 2017

Rossi nuk ka ndërmend të tërhiqet

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:03
Valentino Rossi

Valentino Rossi nuk ka ndërmend të tërhiqet, edhe pse në muajin shkurt do të mbushë 39-vjec. “Doktori” e sheh ende të largët largimin nga Moto GP.

“Kam frikë të heq dorë, është dicka që më “kall datën”. Do të jetë e vështirë për mua të bej diçka tjetër, sepse ky sport është vetë jeta Ime. Mund të drejtoj amademinë time, por nuk është e njëjta gjë.”

Piloti italian, 7 herë kampion botë në Moto GP, e mbylli sezonin me vetëm një fitore me Yamahan, duke u renditur në vendin e pestë në klasifikimin e përgjithshëm, por objektivat e tij mbeten ende madhorë.

“Synimi im i parë është të fitoj titullin, i dyti të fitoj sa më shumë gara dhe i treti të arrij ta kaloj finishin. Gjatë sezonit të kaluar patëm disa gara të vështira si në Jerez, Barcelonë, Spielberg dhe Motegi. Nuk arritëm t’i zgjidhnim disa probleme, sidomos atë të gomës së pasme. Paradoksalisht, duke kërkuar që të zgjidhnim problemet e 2016-ës, krijuam të reja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test