Marquez është rrëzuar 27 herë përgjatë këtij sezoni

Formula 1

Marquez është rrëzuar 27 herë përgjatë këtij sezoni

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:17
Marquez

Fitoi titullin e gjashtë kampion bote në motoçiklizëm, të katërtin në Moto GP, të dytin radhazi në karrierë, por Marc Marquez shprehet se nuk ndihet ende i përkryer. Piloti 24-vjeçar i Honda kërkon të shkruajë më të arta emrin e tij në historinë e këtij sporti, ndaj premton se do të jetë edhe më i fortë në të ardhmen, pasi mendon se ka ende shumë për të mësuar dhe fituar. “Pasi shpallesh një herë kampion bote ndihesh i pamposhtur, por për mua kjo nuk vlen. Sezonin tjetër do të mbaj më shumë mend nga ky vit gabimet e mia që më kushtuan shumë, nga të cilat kam mësuar dhe që nuk duhet t’i përsëris më në të ardhmen”, u shpreh Marquez.

Marc Marquez është rrëzuar 27 herë përgjatë këtij sezoni, më shumë se kushdo nga pilotët e tjerë “big”, për fat të mirë shumica gjatë provave dhe që nuk kanë ndikuar më pas në rezultatin final të garës. Dhe, mbi të gjitha kanë qenë rrëzime që nuk kanë ndikuar në fizikun e tij, duke mos u dëmtuar. “Kanë qenë rrëzime që natyrisht janë shkaktuar nga diçka. Por besoj se gjithnjë kam dashur të shkoj përtej limiteve dhe të kuptoj motorin tim. Për fat, në disa raste rrëzimet në prova më kanë dhënë mundësi të kuptoj se ku gaboj dhe të mos e përsëris atë gabim në garë, ku nëse do të isha rrëzuar nuk do të kisha marrë asnjë pikë”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat