Vetteli më i shpejti

Formula 1

Vetteli më i shpejti

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:00
Pamje nga një garë

Nis me duelin Sebastian Vettel -Lewis Hamilton fundjava përmbyllëse e Botërorit të Formula 1. Në sesionin e parë të provave të lira piloti gjerman i Ferrarit e përshkoi pistën për 1’39”006, vetëm 114 të mijtat më shpejt se rivali i tij gjerman i Mercedesit, tashmë i shpallur kampion botë. Koha e tretë më e mire, me vetëm 28 të mijtat më shumë se Hamilton, i përket Verstappen të Red Bullit, më pas renditen Raikkonen dhe Bottas.

Edhe në Çmimin e Madh të fundit të vitit, duket se do të ketë “luftë” mes dy rivalëve të mëdhenj të këtij sezoni. Nga njëra anë Vettel, që ka vendosur ta mbyllë me fitore 2017-ën, nga ana tjetër Hamilton i karikuar për t’u hakmarrë për garën e Interlagos, ku nuk arriti të ngjitej në podium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat