Rossi: Vjet shpenzuam shumë kohë!

Formula 1

Rossi: Vjet shpenzuam shumë kohë!

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:23
Valentino Rossi

Piloti Valentino Rossi ka folur për sezonin 2017 që sapo u mbyll dhe të ardhmen e tij, duke thënë se do të respektojë kontratën me motorin Yamaha dhe më pas do të bisedojë nëse do të vijojë të garojë në MotoGP. “Ju garantoj se baza e të ardhmes do të jetë motori i vitit 2016. Ky është një delikat për ne, por nga sot deri në shkurt Yamaha ka mundësi të bëjë shumë hapa përpara, për të qenë gati për nisjen e Botërorit 2018. Vjet shpenzuam shumë kohë për të kuptuar gabimet, pasi menduam se gjërat do të përmirësoheshin, por kur nisën garat në Europë kuptuam se nuk ishim kompetitivë dhe ishte shumë vonë për të rikuperuar diferencën me rivalët”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat