Vettel: Bëmë shumë gabime - Bota Sot
Vettel: Bëmë shumë gabime

Formula 1

E enjte, 14 dhjetor 2017

Vettel: Bëmë shumë gabime

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:24
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel ka bërë indiferentin në lidhje me deklaratat e Fernando Alonso, që ka thënë se është favorite kryesor për të fituar titullin kampion në Formula 1 sezonin tjetër. “Të jem i sinqertë, nuk më intereson fare kjo gjë”, tha ferraristi në një intervistë për mediat gjermane. “Ajo që më më intereson është Ferrari, se si të punojmë të gjithë së bashku për një makinë të shpejtë dhe fituese në pistë sezonin tjetër. Duhet të mësojmë nga gabimet e këtij viti”, tha Vettel.

Duke iu rikthyer sezonit që sapo u mbyll, piloti gjerman i “kokëkuqes” shprehet se momenti më i keq për të është incidenti që pati me Lewis Hamilton në garën e zhvilluar në pistën e Baku. “Mendoj se ai reagim nuk ishte i nevojshëm, pasi humba fitoren. Nuk e di nëse Botërorin e humbëm më pas edhe prej atij episodi. Gjithsesi, të gjithë ne bëmë shumë gabime që nuk duhet t’i përsëritim më në të ardhmen”, u shpreh Sebastian Vettel, që e mbylli Botërorin në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test