Kanë garuar së bashku në të njëjtën skuadër 10 vite më parë - Bota Sot
Kanë garuar së bashku në të njëjtën skuadër 10 vite më parë

Formula 1

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Kanë garuar së bashku në të njëjtën skuadër 10 vite më parë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:32
Hamilton e Alonso

Kanë garuar së bashku në të njëjtën skuadër 10 vite më parë dhe asokohe marrëdhënia mes tyre ka qenë me polemika, por me kalimin e viteve Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso i kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Aq sa sot, piloti britanik i Mercedes, uron që të duelojë pikërisht me spanjollin për titullin kampion të vitit 2018 në Formula 1. Alonso do të qëndrojë te McLaren, që hoqi dorë nga motori Honda për të garuar me motorin Renault sezonin tjetër.

Hamilton kujton një duel këtë sezon me Alonso në garën e Meksikës, kur synonin të dy vendin e nëntë: “Ishte një sfidë e madhe dhe do të më pëlqente që ky duel të përsëritej sërish, këtë herë për titull”, tha Hamilton. Duke folur për makinën McLaren, ai shton: “Jam rritur me këtë skuadër që kur isha 13 vjeç. Kanë kaluar moment të vështira, por kanë nje vend të veçantë në zemrën time. Gjithnjë pyes se si ka dalë Alonso pas provave dhe garës, ndaj shpresoj që vitin tjetër ai të duelojë për titull, pasi e meriton, është një kampion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test