Arrivabene: Ferrari duhet të mësohet me fitoret dhe titujt - Bota Sot
Arrivabene: Ferrari duhet të mësohet me fitoret dhe titujt

Formula 1

E diel, 27 maj 2018

Arrivabene: Ferrari duhet të mësohet me fitoret dhe titujt

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:49
Arrivabene: Ferrari duhet të mësohet me fitoret dhe titujt

Drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, ka kërkuar nga pilotët dhe i gjithë stafi i tij se fitoret në vitin 2018 nuk duhet të jenë sporadike, por të zakonshme në Formula 1. Duke bërë një bilanc të punës dhe rezultateve të arritura gjatë këtij sezoni, ai shprehet se progresi i bërë është i madh, duke qenë sezoni më pozitiv nga vitit 2010, por jo mjaftueshëm për të qenë protagonist. “Shifrat e arritura këtë sezon janë të rëndësishme, por ajo që ka rëndësi është fitimi i kampionatit, objektiv që nuk e arritëm edhe pse kemi bërë një punë të madhe”, tha Arrivabene, raporton telesport.

Ndaj, shefi i makinës italiane shton: “Duhet të punojmë edhe më shumë, duke u përqendruar që tani tek e ardhmja. Mercedes është e mësuar me fitoret dhe kjo është pika e tyre më e fortë dhe kjo gjë duhet të ndodhë edhe me ne. Unë jam i bindur se vitin tjetër jo vetëm do të duelojmë fort me ta, por edhe do t’I mundim, ashtu siç bëmë këtë vit. Një fitore apo “pole” që arrijmë në një garë nuk duhet të na entuziazmojë, ato duhet të jenë gjëra normale për ne. Ne jemi një markë e njohur dhe duhet të tregojmë se sa vlejmë, duke mos qenë më të dytët, por kampionë”, u shpreh Maurizio Arrivabene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test