Bastexhinjtë, Marquez favorit për titullin kampion edhe në 2018-ën - Bota Sot
Bastexhinjtë, Marquez favorit për titullin kampion edhe në 2018-ën

Formula 1

E mërkurë, 15 gusht 2018

Bastexhinjtë, Marquez favorit për titullin kampion edhe në 2018-ën

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:15
Marc Marquez

Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi në Moto GP, shihet nga bastexhinjtë si favoriti kryesor për të triumfuar edhe vitin 2018. Në kuotat e para të bërë publike këtë fundvit, piloti spanjoll i Honda është në vijën e parë bashkë me Jorge Lorenzo (Ducati), që renditet i dyti dhe Maverick Vinales (Yamaha), i treti. Pra, tri spanjollë kuotohen si favoritët kryesorë për titull, duke lënë jashtë podiumit të basteve italianët Andrea Dovizioso dhe Valentino Rossi.

Marquez kuotohet me 1,80, ndërsa Lorenzo kuotohet me 6,50 nga bastexhinjtë. I treti, Vinales, kuotohet me 7,00, ndërsa në vendin e katërt renditet Dovizioso (Ducati), me 7,50. Për Rossin (Yamaha) vetëm vendi i pestë në renditjen e bastexhinjve me 9,00, pozicionimi më i keq për veteranin e garave të Moto GP. Me 17,00 kuotohen Dani Ppedrosa e Johann Zarco, por që vështirë se mund të bëjnë ndonjë mrekulli sezonin e ardhshëm të Moto GP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test