Hamilton me dedikim për Schumacherin: Lutem për ty!

Formula 1

Hamilton me dedikim për Schumacherin: Lutem për ty!

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 00:03
Lewis Hamilton dhe Michael Schumacher

Lewis Hamilton ka bërë një dedikim për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, katër vite pas aksidentit të tmerrshëm të ish-pilotit gjerman.

Schumi u lëndua gjatë skijimit, ndërsa ishte në koma dhe akoma nuk është shëruar nga lëndimi i kokës.

Hamilton gjithmonë e ka treguar admirimin e tij për legjendën gjermane, të cilin e konsideron si njerëzit që kanë pasur më së shumti ndikim në ndërtimin e tij si pilot i suksesshëm i Formula 1.

Dhe përmes një postimi në Twitter, britaniku ka treguar edhe një herë se Schumacher mbetet në zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre që e duan sportin automobilistik.

“Michael, kur e barazova rekordin tënd të ‘pole position’ në Belgjikë këtë vit, kishte rëndësi shumë të madhe për mua dhe ishte një nder i vërtetë”.

“Lutem për ty dhe për familjen tënde gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hamilton në Twitter duke ia bashkëngjitur hashtagët ‘vazhdo të luftosh Michael’ dhe ‘legjendë’.

Edhe pse nuk ka një njoftim për gjendjen e vërtetë të tij, ish-trajneri i Schumacherit kishte deklaruar më herët se 48-vjeçari vazhdon luftën për t’u shëruar.

“Na mungon Michaeli, ai është aty, vazhdon të luftojë. Michael është një person shumë i veçantë, shumë i veçantë për automobilizmin”, kishte thënë Jean Todt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat