Lutja e blogerit: Na thoni të vërtetën për Schumin! - Bota Sot
Lutja e blogerit: Na thoni të vërtetën për Schumin!

Formula 1

E hënë, 28 maj 2018

Lutja e blogerit: Na thoni të vërtetën për Schumin!

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 18:06
Michael Schumacher

Kanë kaluar 4 vjet dhe të gjithë kanë mbetur të mbërthyer pas një hashtag-u, një lutje për të gjithë ata që besojnë. Nga shtëpia Schumacher nuk ka asnjë lajm zyrtar.

Të vetmin lajm në mënyrë indirekte e ka dhënë avokatja e shtëpisë, Herr Damm, që ka pranuar se Schumacher nuk mund të ecë. U shkruajt madje që Schumi qan kur shikon bashkëshorten dhe fëmijët, por më pas u kuptua se ishte vetëm një reagim i krijuar nga emocionet. Kush ka qenë në shtëpinë e Schumacher si Jean Todt, Jean Alesi, profesor Saillant apo edhe ndonjë mik i familjes, nuk kanë dhënë asnjë koment.

Kështu shkruan blogeri i njohur Umberto Zapelloni, një njohës i mirë i botës së Formula 1 dhe një fans i Michael Schumacher. Më tej Zapelloni shkruan: “Ajo që kërkoj 4 vjet pas aksidentit është një buletin mjekësor që ti tregojë miliona tifozëve si është gjendja e Michael Schumacher, si është jeta e tij e përditshme, sa shpresë ka për rikuperim…”

“Unë e kuptoj – shkruan me tej Zapelloni – privatësinë në këtë rast, pasi siç e dimë Schumi ka qenë shumë vetëmbrojtës për familjen, shumë i rreptë të privatësinë e tij. Por ky është një tjetër diskutim. Jam i bndur që tifozët meritojnë të dinë të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore. Ata, kur ai fitonte, por edhe kur humbte kanë qenë familja e tij e madhe. Nuk kërkoj foto, por vetëm një buletin mjekësor që të tregojë si është njeriu që më 3 janar mbush 49 vjeç dhe që nga 2014 nuk mund të festojë ditëlindjen e tij. Kërkoj një motiv për të thënë një lutje më shumë – e mbyll ‘lutjen’ e tij, Umberto Zapelloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test