Mercedes kundër Verstappen

Formula 1

Mercedes kundër Verstappen

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Max Verstappen

Mercedes nuk ka biseduar kurrë në fshehtësi me Max Verstappen, për ta sjellë atë te makina gjermane në të ardhmen. Lajmin e ka konfirmuar sot presidenti i makinës Mercedes, Niki Lauda, që tha se gjithnjë kanë ebsuar tek dy pilotët që kanë në dispozicion. “Nuk i kemi bërë asnjëherë ndonjë ofertë Max për të pilotuar Mercedes. Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin e Red Bull, Helmut Marko, flasim shpesh, por nuk kemi niseduar kurrë për këtë çështje”, tha Lauda.

Max Verstappen rinovoi para pak kohësh kontratën me Red Bull, me të cilën do të garojë deri në vitin 2021, duke shuar shpresat e Ferrari dhe Mercedes për të marrë talentin belg, një nga më të mirët në qarkullim. Mercedes konfirmoi për vitin 2018 sërish pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Botas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat