F1 dhe MotoGP, kryqëzime garash dhe spektakël

Formula 1

F1 dhe MotoGP, kryqëzime garash dhe spektakël

Më: 2 janar 2018 Në ora: 20:52
Ilustrim

Të apasionuarit pas garave me motorë dhe makina do të përjetojnë një 2018 spektakolare. Kalendar i ngjeshur, kryqëzime datash e përplasje oraresh, por jo vetëm. Ata që kërkojnë adrenalinën përmes ekranit të vogël në këto disiplina sportive do të përballen me shumë risi.

Formula 1 shkon këtë sezon në 21 ndalesa. Eliminohet Malajzia, por rikthehet Gjermania e për herë të parë pas 10 vjetësh edhe gara e Francës. Disa zgjidhje të drejtuesve sigurisht nuk janë inteligjente, pasi kryqëzimet mes Formula 1 dhe MotoGP janë të pashmangshme dhe këtë vit do të kemi 6 të tilla në të njëjtën ditë, të përqendruar në pjesën e dytë të sezonit.

Por, fatmirësisht u shmang nisja simultane e dy botërorëve spektakolarë. Botërori që sheh si favorit Mercedes te makinat, por tifozët shpresojnë se do të ketë më tepër parakalime, zhurmë dhe spektakël në pistë.

MotoGP me betejat italo-spanjolle do të japë shkëndijat e para menjëherë në start, por tripleta e zakonshme aziatike Motegi-Philip Island-Sepang e programuar mes 21 tetorit e 4 nëntorit, do të paraprihet nga debutimi absolut i garës në Tajlandë.

Morali është i qartë: Përgatituni për 4 çmime të mëdha në 5 të diela. MotoGp do të hapet plot klas në 18 mars në Katar, saktësisht një javë para siparit drithërues të Formula 1, që është programuar në 25 mars në Melburn të Australisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat