Lorenzo: Unë jam piloti më i fortë - Bota Sot
Lorenzo: Unë jam piloti më i fortë

Formula 1

E enjte, 22 shkurt 2018

Lorenzo: Unë jam piloti më i fortë

Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:40
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo nuk fsheh pretendimet e tij për titullin kampion bote në MotoGP, madje deklaron se është “piloti më i mirë në botë”. “Kush është më i miri? Nëse pyesni Rossin do të thotë që është ai. E njëjta gjë edhe nëse pyesni Marquez. Ndaj, edhe unë, do të sillem njësoj si ata. Nëse dëshiron të jesh një pilot i suksesshëm, duhet të mendosh në këtë mënyrë”, u shpreh Lorenzo. “Jam një person i ndershëm dhe gjithnjë flas hapur, them opinionin tim dhe nuk mund të tradhëtoj princimet e mia”, tha ai. “Jam një pilot i kompletuar, kam shumë anë positive. Por edhe unë kam anët e dobta dhe gaboj ndonjëherë. Ashtu si gjithë të tjerët. Edhe Marquez e Rossi kanë pikët e dobta e të forta, asnjë nuk është i përkryer. Ndaj në një kampionat të gjatë të gjithë kanë shanset e tyre për të fituar dhe shpresoj që marrëdhënia me motorin Honda të jetë më e mirë”, tha Lorenzo.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test