E konsideruan si “kamikaz”, Ferrari e merr si pilot kolaudator

Formula 1

E konsideruan si “kamikaz”, Ferrari e merr si pilot kolaudator

Më: 10 janar 2018 Në ora: 20:24
Piloti rus Daniil Kvyat

Piloti rus Daniil Kvyat do të rikthehet në Formula 1, por jo si pilot titullar. Ai do të jetë piloti që do të testojë ndryshimet që do bëhen te makina Ferrari gjatë vitit 2018. Lajmin e ka konfirmuar skuadra nga Maranello në afqen e saj zyrtare “Twitter”, duke i dhënë kështu pilotit 23-vjeçar që të qëndrojë në botën e Formula 1. Dy sezonet e fundit për Kvyat nuk kanë qenë aspak të mira, fillimisht me largimin nga Red Bull për të Toro Rosso (i la vendin Max Verstappen) dhe më pas, këtë vit u largua sërish, duke i lënë vendin Pierre Gasly dhe Brendon Hartley.

Transferimi i tij te makina italiane konfirmon se ai nuk do të jetë më kandidat për të qenë piloti i dytë i Williams, siç dhe u përfol muajt e fundit të 2017-ës, pas largimit të Felipe Massa. Falë detyrës së re te Ferrari, piloti rus Daniil Kvyat do të ketë mundësi të provojë motori e “kokëkuqes” si në pistë ashtu dhe gjatë simulimeve edhe pse nuk është bërë ende një program i plotë i punës së piltoti të ri ferrarist. Një detyrë si kolaudator, që i përshtatet mirë një piloti të ri, por që vështirë se do ta shohim në pistë në ndonjë garë me Ferrarin në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat