Wolff: Ky sezon do të jetë më i vështiri për Mercedesin

Formula 1

Wolff: Ky sezon do të jetë më i vështiri për Mercedesin

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:03
Toto Wolff

Për shefin e makinës Mercedes, Toto Wolff, Botërori 2018 në Formula 1 do të jetë më i fortë se ai i mëparshmi. “Unë besoj se tifozët do të argëtohen shumë, pasi do të shohin një betejë të fortë për titullin këtë vit. Vjet ndryshuan regullat dhe patëm 3 skuadrat që dueluan fort për fitore, duke qenë gjithnjë në krye. Këtë vit regullat janë të njëjta, motorët janë më të ngjashëm dhe mendoj se edhe disa makina të tjera do të duelojnë fort për të qenë mes më të mirave”, u shpreh Wolff.

“McLaren me motorin Renault besoj se do të jetë një tjetër rival i fortë, madje jam i bindur për këtë. Po ashtu Force India dhe Williams do të jenë më lart këtë sezon, çka do të thotë më shumë kompeticion në pistë mes pilotëve dhe skuadrave”, u shpreh më tej Toto Wolff. Mercedes ka fituar titullin kampion në 4 sezonet e fundit, ndaj ai kërkon shumë punë nga mekanikët e pilotët për të qenë më të mirët edhe këtë vit. “Objektivi është titulli i pestë, ndaj duhet të jemi gjithnjë të motivuar për të fituar sërish”, tha Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat