Ferrari i kundërpërgjigjet Mercedesit

Formula 1

Ferrari i kundërpërgjigjet Mercedesit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Ferrari

Pas prezantimit të W09, makinës së Mercedes që do të garojë këtë sezon në Formula 1, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e rivalëve të gjermanëve, Ferrarit. Në Maranello është prezantuar Ferrari SF71H, makina që do të drejtohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, me misionin e rikthimit të titullit kampion te Kokëkuqja. Në modelin e ri, që do të garojë në sezonin e 2018-ës, vihet re një rikthim në të kaluarën, pasi makina është tërësisht e kuqe, ndryshe nga vitet e fundit, ku ishte prezent edhe një shirit i zi. SF71H është njëvendëshja e 64-t që Ferrari Dizenjon për të garuar në Formula 1 dhe ka modifikime mjaft interesante aeorodinamike, që do t’i lejojnë pilotëve të Ferrarit, të jenë shumë më konkurrues në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat