Marquez: Gara do të jetë emocionuese!

Formula 1

Marquez: Gara do të jetë emocionuese!

Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:19
Marquez

“Kemi provuar motorin ditët e fundit në pistën e Losail dhe e dimë që në këtë pistë janë disa pilotë të shpejtë. Kjo është gara e parë sezonale, ndaj të dielën gjithçka mund të ndodhë dhe gara do të jetë emocionuese”, u shpreh Marc Marquez, kampioni i botës në MotoGP. Ditën e diel, në Katar zhvillohet gara e parë sezonale në MotoGP, ndaj piloti spanjoll i Honda kërkon ta nisë mbarë kampionatin, ku do të mbrojë titullin kampion bote.

“Kemi punuar fort gjatë testeve dimërore dhe tani është koha për të nisur sfidën e vërtetë. Gjatë testeve në Losail u përpoqëm që të ndërtojmë motorin e duhur për ta fituar këtë garë”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat