A është i kënaqur Vettel?

Formula 1

A është i kënaqur Vettel?

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:11
Sebastian Vettel

Pas përfundimit të testeve zyrtare në Barcelonë, ka ardhur edhe deklarata e parë publike e Sebastian Vettel. Piloti gjerman i Ferrarit ka mbetur shumë i kënaqur me makinën e re dhe performancën e saj në pistë.

“Besoj se SF71H është një bazë e mirë nga ku mund të nisemi të qetë. Tani po punojmë për t’u zhvilluar e për të gjetur çdo detaj që do ta përmirësonte edhe më shumë potencialin e makinës. Kam shumë besim te skuadra. Kemi bërë një punë të mirë deri më tani, duke përshkuar në total 4.323 km. Unë vet kam përshkuar 875 brenda një dite, baras-vlefshëm me 188 xhiro, ndërsa në total afro 3.000 km. Nuk kemi pasur asnjë problem me peshë te makina, kështu që thjesht jam argëtuar duke pilotuar, tha Vettel.

Piloti gjerman nuk e fsheh ambicien për t’u rikthyer te titulli kampion këtë sezon, teksa thotë se objektivi i tij dhe Ferrarit, është të mposhtin Hamilton dhe Mercedesin.

“Te Ferrari jemi të gjithë të motivuar, madje edhe unë përpiqem të ushtroj presion te vetja ime. Gjëja më e rëndësishme është të mbetemi të bashkuar si skuadër dhe të kemi një objektiv të qartë. Duam të rivalizojmë dhe të triumfojmë në betejën me Mercedes dhe Lewis”, u shpreh Sebastian Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat