Rossi rinovon kontratën me Yamaha-n

Formula 1

Rossi rinovon kontratën me Yamaha-n

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:57
Valentino Rossi

Piloti Valentino Rossi ka rinovuar kontratën me Yamaha-n për dy sezone të tjera. Do të garojë në MotoGP deri në vitin 2020-të, kur do të jetë 41 vjeç, por ky është vetëm një detaj për “Doktorin” legjendar. Rossi ka debutuar në Botërorin e motorëve në 1996-ën, ka zhvilluar 365 Çmime të Mëdha dhe ka fituar 9 tituj kampion. Është te Yamaha që nga 2004-a, me përjashtim të dy sezoneve (2011 dhe 2012)me Ducati-n. Lajmi është dhënë nga kompania japoneze dhe ka ardhur në prag të fundjavës së Çmimit të Madh të Katarit, etapa e parë e MotoGP 2018. Në një moment të parë, zgjatja e kontratës mendohej se do të ishte vetëm me një vit, por më pas është vendosur të shkohej deri në 2020-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat