Drejt Australisë

Formula 1

Drejt Australisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:49
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton është gati për sezonin e ri të Formula 1. 4-herë kampioni i Botës udhëtoi drejt Australisë aty ku këtë fundjavë në pistën e Melbourne Park do të startojë sezoni i vitit 2018 në garat e shpejtësisë. Hamilton falenderoi fansat e tij për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe ndërsa u premtoi atyre se do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur titullin kampion në Formula 1 dhe për të fituar një tjetër Botëror që do të ishte i 5-ti në total dhe i 4-ti me Mercedesin. Edhe në këtë sezon bookmakers-at ata që në lojë vendosin paratë e parashikojnë britanikun si favoritin kryesor për të triumfuar në Botërorin e Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat