Pedrosa, gati për Çmimin e Madh të Amerikës

Formula 1

Pedrosa, gati për Çmimin e Madh të Amerikës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:51
Pedrosa gati për Çmimin e Madh të Amerikës

Rikuperim rekord për Dani Pedrosën. Piloti i Hondës pësoi një frakturë në kyçin e dorës së djathtë gjatë Çmimit të Madh të Argjentinës, që u zhvillua të dielën e 8 Prillit pas një kontakti me francezin Johan Zarco.

Spanjolli iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e qytetit të Barcelonës nën drejtimin e kirurgut të mirënjohur Xavier Mir. Ky i fundit, që është edhe pjesë e drejtuesve të stafit mjekësor në MotoGP, është cilësuar nga revista “Forbes” si një nga doktorët më të aftë në Spanjë.

Për fatin e mirë të Pedrosës, gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur dhe katalanasi do të zbresë në pistë që në garën e radhës, e cila do të zhvillohet në Teksas këtë të dielë.

28-vjeçari nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Moto Gp. Në Çmimin e Madh të Katarit nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të, ndërsa në Argjentinë nuk e përfundoi garën pikërisht për shkak të aksidentit me Zarcon. Spanjolli, edhe pse do të duhet të “shtrëngojë dhëmbët” pas ndërhyrjes kirurgjikale, do të kërkojë që në garën e Teksasit, në SHBA, të luftojë për kreun dhe të fillojë të grumbullojë pikë të rëndësishme, edhe pse nuk duket një mision i thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat