Hamilton: Nuk dorëzohem lehtë

Formula 1

Hamilton: Nuk dorëzohem lehtë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 17:47
Hamilton: Nuk dorëzohem lehtë

Edhe pse sezoni i ri i Formula 1 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për pilotin e Mercedes, Lewis Hamilton, ky fakt nuk e tremb aspak pilotin britanik. Madje, kampioni në fuqi i botës është i vendosur për të arritur objektivin e tij, atë titullit të pestë në Formula 1. “Pavarësisht se deri më tani ende nuk kemi arritur të fitojmë asnjë prej garave, ky fakt nuk më ka demoralizuar, përkundrazi sepse ky është vetëm fillimi. Unë nuk dorëzohem lehtë, pasi kanë kaluar vetëm 3 gara dhe në ato që do të pasohen gjithçka mund të ndodhë. Falë punës tonë, por ndoshta edhe me pak fat do të rikthehemi sërish të fortë dhe kryesues”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat