Formula 1, Bottas gjen një mënyrë për t’u ngushëlluar…

Formula 1

Formula 1, Bottas gjen një mënyrë për t’u ngushëlluar…

Më: 30 prill 2018 Në ora: 10:06
Valtteri Bottas

Valtteri Bottas ishte në krye të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit deri në xhiron e tretë nga fundi, por pikërisht kur po shijonte fitoren, pasi i kishte rezistuar sulmit të Sebastian Vettel, piloti Mercedes e mbylli garën sepse u ça goma e pasme e veturës së tij.

Një papastërti në pistën e Baku i kushtoi largimin dhe nuk ka dashur të qëndrojë gjatë para gazetarëve, por vetëm i është përgjigjur një pyetjeje…

“Si do ta merrni veten nga kjo që ndodhi? Nuk e di, ndoshta do të kem nevojë të pijë 10 shishe birre…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat