Në Barcelonë për fitore

Formula 1

Në Barcelonë për fitore

Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:33
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton përgatitet për betejë këtë fundjavë në Barcelonë, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Pas triumfit dy javë më parë në Baku, piloti spanjoll synon vijueshmëri edhe në garën e radhës: “Të fitosh në Spanjë pas suksesit në baku do të ishte fantastike. Unë shpresoj te fitorja. Kemi punuar shumë, ashtu sikurse kemi bërë në çdo garë. E njohim më mirë makinën krahasuar me garat e para, ndërkohë që në Barcelonë kemi bërë teste, ndaj është një pistë që e njohim e mund të paraqitemi mirëe”, tha Hamilton.

Piloti britanik i Mercedes kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1, por nuk ka shumë iluzione për sa i përket titullit. “Sezoni është i gjatë, duhet t’i marrim garat një e nga një, t’i hedhim hapat me kujdes. Unë pres që nga gara e kësaj fundjave në Barcelonë të jemi në harmoni totale me makinën, që do të na jepte mundësi të fitojmë. Rivaliteti është i madh, pasi Ferrari do të kërkojë të rikthehet te fitorja, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë situatat”, u shpreh Lewis Hamilton, kampioni i botës në fuqi në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat